Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votive të mërgatës.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi.
Ai ka thënë se “mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”.
Në vendimin që e ka postuar në profilin e tij në Facebook, Rrustemi, thuhet se “Gjykata Supreme konsideron se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duhet të anulohet, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.
“PZAP është i detyruar që në rishqyrtim të çështjes t’i menjanojë të metat e lartpërmendura e pastaj të marrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Gazeta Sinjali/