image Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj 4 të arrestuarve në Istog në aksionin e Krimeve Ekonomike

Drejtësi

Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj 4 të arrestuarve në Istog në aksionin e Krimeve Ekonomike

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve të Komunës së Istogut të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhur me ndërtimet pa leje.

Gazeta Sinjali ka mësuar se kërkesa e paraburgimit është refuzuar për Jashar Blakajn, Rrustem Gashin, Rexhep Blakajn dhe Elfete Blakajn.

Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Jashar Blakaj, Rrustem Gashin dhe Rexhep Blakajn.

Kurse Elfete Blakaj do të mbrohet në liri.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/