image Gjykata pritet ta marr sot një vendim ndaj kërcënuesit të Albin Kurtit
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata pritet ta marr sot një vendim ndaj kërcënuesit të Albin Kurtit

news image

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti do të paraqitet sot para gjykatës për kërcënimin që ia bëri liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit të tij social në facebook.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit do të bëhet sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës prej orës 13:30, ka njoftuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Prokurori kujdestar ka kërkuar që ndaj Hotit të shqiptohet masa e paraburgimit pas vendosjes së masës së mbajtjes për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Hoti nuk akuzohet për kërcënim me vrasje por ngarkohet me veprën penale “shtytje në vrasje”.

Ai përmes profilit në rrjetin social në facebook kishte deklaruar se:

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kur është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtet të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Ndërkohë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar ka shprehur dëshirën e tij që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij, pa dashur të siç ka thënë të përzihet në çështjet e drejtësisë dhe t`i vlerësoj ato të sigurisë.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në polici.

Kandidati për deputet i Nismës ka kërkuar falje për postimin të cilin më pas e ka fshirë, duke u arsyetuar se gjithçka ka qenë një gabim teknik./Gazeta Sinjali/