image Gjykata pezullon përkohësisht vendimin e Kurtit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

Drejtësi

Gjykata pezullon përkohësisht vendimin e Kurtit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.

Vendimi është marrë pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Këshilli Prokurorial në emër të gjyqtareve dhe prokurorëve, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata me datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozuesës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendimpërfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Me 23 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zvogëlimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.
800 euro është vlera e zbritjes së pagës te shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, pasi Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.

Me vendim të Haradinajt ishte dyfishuar paga e tij dhe ishte rritur e zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë. Vendimi automatikisht prekte pagat në drejtësi. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në departament të përgjithshëm ishte bërë 1700 euro neto nga mbi 900 sa ishte deri më 2017.

/GazetaSinjali/