Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan, i cili ka qenë duke vizituar qytetin ukrainas, Bucha, ka thënë se vendi ishte “një skenë krimi”.
“Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”, u tha ai gazetarëve.
“Ne duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, tha ai.
Ai shtoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC-së do të fillonte punën në qytet.
Thuhet se Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina i ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan atë për disa javë, ndërkaq Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet.