image Gjykata në Hagë hap gjykimin historik për “skllavëri seksuale” kundër ekstremistit islamik

Botë

Gjykata në Hagë hap gjykimin historik për “skllavëri seksuale” kundër ekstremistit islamik

news image

Është hapur procesi gjyqësor në tribunalin e Hagës për krime ndërkombëtare ndaj militantit islamit që akuzohet se ka detyruar qindra gra nën skallvëri seksuale.

Al Hassan Ag Abdoul Aziz Ag Mohamed Ag Mahmoud, 42 vjeçar, ishte transferuar në paraburgim të tribunalit para dy vitesh nga Mali, ku ishte mbajtur nga autoritetet lokale për më shumë se një vit.

Ish luftëtari ekstremist është akuzuar për torturë, ndëshkime jashtëgjyqësore dhe pjesëmarrje në detyrim martesash, me gjykatën që argumenton se “ka çuar në përdhunime dhe skllavërim seksual të vazhdueshëm të grave dhe vajzave”, shkruan The Guardian.

Këto sulme pretendohen të kenë ndodhur në qytetin malian të Timbuktut, gjatë kohës sa ishte okupuar dhe sunduar nga grupet radikale islamike në vitet 2012 dhe 2013.

Avokatët e tij i thanë gjykatës se al Hassani po vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe se nuk ishte i aftë për t’u gjykuar./ Gazeta Sinjali/