image Gjykata në Ferizaj merr vendim për 23-vjeçarin që manipuloi me dollarë amerikanë të falsifikuar - Sinjali

Gjykata në Ferizaj merr vendim për 23-vjeçarin që manipuloi me dollarë amerikanë të falsifikuar

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj kundër të pandehurit E.K., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “falsifikimi i parave”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 23 janar të vitit 2021 në Shtime ka vënë në qarkullim para të falsifikuara si të vërteta, duke e ditur se janë të falsifikuara, i ka pranuar 2 mijë e 500 dollarë dhe i ka dërguar në këmbimore së bashku me një person.

Aty, i pandehuri ka dorëzuar 50 bankënota në vlerë me nga 50 USD dollarë amerikanë të falsifikuara, për t’i këmbyer në euro, me ç’rast i ka marrë 2 mijë e 37 euro nga i dëmtuari dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu, bëhet e ditur se me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin