image Gjykata merr vendim për të dyshuarin që keqpërdori seksualisht 15-vjeçaren në Ferizaj

Drejtësi

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që keqpërdori seksualisht 15-vjeçaren në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj E.Rr., i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

E.Rr., po dyshohet se më 27 shtator 2021, në një fshat të Ferizajt, për qëllime seksuale, ka keqpërdorur seksualisht një 15-vjeçare, duke kryer sulm seksual ndaj saj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/