image Gjykata merr vendim për shtatë personat që u kapën me 83 kg heroinë në Han të Elezit

Drejtësi

Gjykata merr vendim për shtatë personat që u kapën me 83 kg heroinë në Han të Elezit

news image

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtatë personave që u kapën të mërkurën me 83 kilogramë heroinë në Han të Elezit.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se shtatë të dyshuarit (L.T., O.V., M.H., SH.D., F.K., A.K. dhe A.A.) ngarkohen me veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, ndërsa L.T. dhe O.V. ngarkohen edhe me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit L.T., O.V., M.H., SH.D., F.K., A.K., A.A., më 23 shkurt 2022, në terminalin doganor në Hanin e Elezit, duke vepruar si anëtarë të grupit, pa autorizim kanë transportuar nga Turqia në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, të cilat substanca kanë pasur për qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me peshë të përgjithshme 83.592 gram, të cilat për destinacion ka pasur Prishtinën“, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, në konferencën për media që u mbajt të mërkurën ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollës është dyshuar se kanë qenë edhe 32 reflektorë në të cilët kanë qenë të paketuar nga 5 qese të substancave narkotike, gjithesej 160 paketime”, ka treguar Jashari.

/GazetaSinjali/