image Gjykata merr vendim për policin e Njësisë Speciale që u arrestua për haraç

Kosovë

Paraburgim/ Gjykata merr vendim për policin e Njësisë Speciale që u arrestua për haraç

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për policin Ajet Keqolli dhe qytetarin N. SH., të cilët u arrestuan të shtunën nën dyshimin për veprën penale “Detyrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet në Prokurori se polici Ajet Keqolli dhe qytetari N. SH dyshohet se kishin kërkuar 30 deri në 35 mijë euro nga viktima R. A (emër i njohur për redaksinë) për t’ia nxjerrë banesën që e kishte blerë nga një suharekas, por që nuk kishte arritur ta posedonte e shfrytëzonte asnjëherë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, kanë konfirmuar se kërkesa për caktimin e paraburgimit është pranuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

/Gazeta Sinjali/