image Gjykata merr vendim për femrën nga Gjilani që e theri tri herë me thikë ish të dashurin

Kosovë

Gjykata merr vendim për femrën nga Gjilani që e theri tri herë me thikë ish të dashurin

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurës, B. B.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejt – me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani. Për shkak të një mosmarrëveshje, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe porsa del, ajo e nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

Me këto veprime e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Sinjali/