image Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që e sulmuan seksualisht një 13-vjeçare në Kaçanik

Drejtësi

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që e sulmuan seksualisht një 13-vjeçare në Kaçanik

news image

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur që t’ia caktojë masën e paraburgimit dy personave, R.P. dhe B.P., të cilët dyshohet se e kanë sulmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuarit, më 29 mars dyshohet se në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren e kanë keqpërdorur seksualisht 13-vjeçaren.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur trembëdhjetë (13) vjeçare.”

Rasti ka qenë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/