image Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që e detyruan burrin nga Podujeva t'u japë para

Drejtësi

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që e detyruan burrin nga Podujeva t’u japë para

news image

Më 14 mars, dy burra dyshohet se e kanë kushtëzuar një burrë tjetër që t’u japë para, mirëpo që të dy të hënën përfunduan në prangat e Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit ata u dërguan në mbajtje, ndërsa burimet e Sinjalit kanë njoftuar se ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit.

Në lidhje me rastin, ka raportuar edhe Policia e Kosovës, duke treguar se rasti është iniciuar si “Detyrim”.

“DETYRIM- Podujevë, 14.03.2022-19:00. Lidhur me rastin me datë 21.03.2022 janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë kushtëzuar viktimën mashkull kosovar, në formë detyrimi tu japë një shumë e parash. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/