image Tre ish-drejtuesit e Telekomit lirohen nga akuza për kontratën me ‘Z-Mobile’

Kosovë

Drejtësi/ Tre ish-drejtuesit e Telekomit lirohen nga akuza për kontratën me ‘Z-Mobile’

news image

Tre ish-drejtuesit e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa së bashku me Ejup Qerimin dhe Rexhë Gjonbalajn janë liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, pasi që sipas tij nuk janë argumentuar pretendimet e Prokurorisë Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga tre të akuzuarit.

Në rastin e njohur si “Posta”, ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar pasi po pretendohet se i kishin shkaktuar Telekomit të Kosovës humbje afro 30 milionë euro, lidhur me kontratën me Z-Mobile.

Sipas aktakuzës, nga 19 shkurti 2015 kur Agron Mustafa ishte zgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së e deri me 24 maj 2017, edhe pse nuk kishte qenë kompetent në kontestin mes PTK-së dhe tani të dëmtuarës DARDAFON.net (Z-Mobile), kishte lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final të arbitrazhit.

Me ketë veprim, sipas prokurorisë, janë shkaktuar vonesa në lifterimin e Sim-kartelave, nuk kishte furnizuar me bllokun e numeracionit dhe nuk i kishte dhënë shërbimet 3G dhe 4G të dëmtuarës./Gazeta Sinjali/