image Gjykata merr vendim për 25-vjeçarin që dyshohet se dhunoi të miturën në Gjakovë - Sinjali

Gjykata merr vendim për 25-vjeçarin që dyshohet se dhunoi të miturën në Gjakovë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj K.N., të dyshuarit për dhunimin e një vajze të mitur në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

25-vjeçari i cili u arrestua dje do të mbahet një muaj në paraburgim, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë, e cila ishte raportuar e zhdukur më 26 gusht të këtij viti.

“Me date 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën ……., për të kryer akt seksual”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

E mitura ishte paraqitur dje në stacion policor për të denoncuar 25-vjeçarin, për të cilin pretendon se e ka dhunuar seksualisht./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin