image Gjakovë/ Gjendet vajza e zhdukur që 5 ditë, thotë se u dhunua nga një mashkull

Siguri

Gjakovë/ Gjendet vajza e zhdukur që 5 ditë, thotë se u dhunua nga një mashkull

news image

Një vajzë që u raportua e zhdukur më 26 gusht është paraqitur në orët e para të 30 gushtit në stacionin policor në Gjakovë.

Ajo ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një burrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

/GazetaSinjali/