image Gjykata merr vendim për 11 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë - Sinjali

Gjykata merr vendim për 11 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 11 të dyshuarve për “Kontrabandim me migrantë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë do llogaritet nga dita e arrestimit, 27 shtatori dhe mund të zgjasë deri më 27 tetor.

Të pandehurit ndaj të cilëve u vendos masa e paraburgimit:

– B.Sh., (shtetas i Republikës së Kosovës )
– R.I., (
shtetas i Republikës së Kosovës )
– M.V., (
shtetas i Republikës së Kosovës )
 – S.J., (
shtetas i Republikës së Kosovës )
 – S.G., (
shtetas i Algjerisë)
– A.H., (
shtetas i Sirisë)
 – S.M., (
shtetas i Sirisë)
 – M.R., (
shtetas i Sirisë), për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
 – H.H., (
shtetas i Irakut)
 – S.R., (
shtetas i Palestinës) dhe
 – A.B., (shtetas i Algjerisë).

Sipas gjykatës, nga muaji qershor deri në shtator të këtij viti, të pandehurit kanë kryer kontrabandim të migrantëve, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.

Të pandehurit S.G., A.h., S.M., M.R., H.H., S.R. dhe A.B. (shtetas të Algjerisë, Sirisë, Irakut dhe Palestinës) dyshohen se kanë bërë marrëveshje me grupet e organizuara të migrantëve, të cilët i kanë marrë nga Shqipëria, për t’i futur në Kosovë, përmes pikës kufitare Morinë – Vërmicë.

Me të hyrë në Kosovë, migrantët janë pritur nga të pandehurit B.Sh., R.F., M.V. dhe S.J. (shtetas të Kosovës), të cilët duke përdorë automjetet e ndryshme, transportojnë secilën herë nga 25 deri 30, migrantë sirianë dhe të shteteve tjera aziatike të cilët në mënyrë ilegale i kishin futur në Kosovë.

Ata dyshohet se migrantët i kanë vendosur në një hotel, nga ku i kanë transportuar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje.

Për këtë shërbim, secili prej tyre dyshohet se ka marrë një shumë të caktuar të hollash.

Më 27 shtator, gjatë një kontrolli në një hotel, policia gjeti 92 migrantë, ndërsa 30 të tjerë u kapën duke u transportuar.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale, ku të pandehurit në bashkëkryerje kanë organizuar në vazhdimësi kontrabandimin e migrantëve të huaj, si dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., dhe S.J. (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët janë kryerës të regjistruar edhe të veprave tjera penale e që lidhen kryesisht me vepra që kanë për qëllim përfitimin e dobisë pasurore”, thuhet ndër të tjera në njoftim të gjykatës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin