image Ky është serbi i arrestuar nën dyshimet për pjesëmarrje në masakrën e Dubravës
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Ky është serbi i arrestuar nën dyshimet për pjesëmarrje në masakrën e Dubravës

news image

Një ish-gardian i Burgut të Dubravës  është arrestuar nga Policia në Istog, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës kundër popullsisë civile, konkretisht në masakrën e Dubravës.

Gazeta Sinjali, mëson se i arrestuari është 64 vjeçari Gavrilo Milosavljeviq nga Istogu, i shpërngulur pas luftës në Komunën e Beogradit.

Derisa thuhet se ai në Istog kishte ardhur për t’u interesuar për pronën e tij.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit nga policia, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/