image Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të drogës në Han të Elezit

Drejtësi

Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të drogës në Han të Elezit

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të prokurorisë së këtij rajoni, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve N.L. dhe B.T., të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se nga viti 2020 deri dje, 25 shtator 2021, në një fshat të Hanit të Elezit, B.T., duke bashkëpunuar me persona të ndryshëm, me qëllim të eksportimit ose importimit, të substancave apo preparateve, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, i kanë sjellë këto substanca Shqipëria dhe i kanë sistemuar në Ferizaj.

Më pas, dyshohen se me mjete transportuese i kanë bartur në një fshat të Hanit të Elezit dhe nga aty i kanë dërguar në Maqedoni të Veriut.

Ndërkaq, më 25 shtator 2021, në Prishtinë, dyshohen se kanë marrë substancë të dyshuar narkotike, të llojit Kokainë, nga i pandehuri I.S.

Atë ditë, ata u ndaluan nga policia në fshatin Dremjak të Hanit të Elezit dhe gjatë kontrollit, iu sekuestruan 205 gramë Kokainë, të cilën dyshohen se kishin qëllim ta shisnin dhe shpërndanin.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në komunikatën e kësaj gjykate./Gazeta Sinjali/