image Gjykata Kushtetuese merr vendim për ankesën e Burdushit lidhur me konfiskimin e pasurisë

Drejtësi

Gjykata Kushtetuese merr vendim për ankesën e Burdushit lidhur me konfiskimin e pasurisë

news image

Hysri Peqani i njohur në publik me emrin ‘Burdushi’ sot ka marrë përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese, pasi që kishte bërë një ankesë në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit për konfiskimin e pasurisë së tij.

Peçani kishte pretenduar se i janë shkelur të drejtat për Barazi para Ligjit.

Por Kushtetuesja e ka hedhur poshtë këtë vendim dhe e ka shpallur kërkesën si të papranueshme.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Aktvendim Lënda: KI 226/19 Parashtrues: Hysri Peçani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren [P.nr.1191/19], të datës 8 nëntor 2019, i Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren [Ppr. Nr.487/2018], të datës 8 gusht 2019 dhe i Urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren për ndalim afatgjatë të pasurisë [Ppr. nr. 487/2018], të datës 14 gusht 2019.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktet e kontestuara i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] e 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme. /GazetaSinjali/