COVID-19

Të infektuar

10419

Të shëruar

6058

Të vdekur

341

Gjykata e Pejës e dënon reperin Gjiko

news image

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si “Gjiko”, është dënuar nga Gjykata e Pejës për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e ka dënuar “Gjikon” me 400 euro gjobë dhe ndaj tij ka shqiptuar dënim plotësues për konfiskim të armës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

Në tetor të vitit të kaluar, rep-artisti siç duket martesës së vëllait, producentit gjithashtu të njohur, Arbër Gjikolli, i ishte gëzuar aq shumë sa që kishte vendosur të gjuante me armë zjarri. Madje, këtë veprim ai e kishte publikuar vetë në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

“U trashëgofshit”, ishte mbishkrimi që Gjiko ia kishte vendosur videos, në të cilën shihej duke gjuajtur me armë së bashku me një person tjetër.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kryerja e veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, parasheh dënim me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

“Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet në KPRK. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: