image Gjiko dhe Elita festojnë përvjetorin e martesës

Bota e Yjeve

Gjiko dhe Elita festojnë përvjetorin e martesës

news image

Gjiko dhe Elita Rudi, çifti i njohur i estradës, sot festojnë përvjetorin e tretë të tyre të martesës, shkruan Gazeta Sinjali.

Çifti i njohur tri vjet më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë gjigante me shumë fytyra të njohura publike të ftuar, e cila u mbajt në Prishtinë.

Moderatorja e njohur përmes një postimi në rrjetin social në Instagram e përkujtoi këtë datë të veçantë për të dhe Gjikon.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se ta jetosh jetën me personin që e do. Urime përvjetorin e martesës dashuri”, ka shkruar Rudi në Instagram.

Ajo publikoi dy fotografi, një aktuale dhe një të realizuar nga dasma e tri viteve më parë, ku në mbishkrimin e tyre kishte shkruar fjalë të ëmbla për përvjetorin e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

Ndërkaq çifti ka marrë urime edhe nga ndjekësit e përbashkë në komente.

Çifti, Gjiko dhe Elita janë prindër të dy fëmijëve, Zëri dhe Bota./GazetaSinjali/