image Gjykata e Gjakovës merr vendim për tre të dyshuarit që u kapën në flagrancë me 1 kg marihuanë

Drejtësi

Gjykata e Gjakovës merr vendim për tre të dyshuarit që u kapën në flagrancë me 1 kg marihuanë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji tre të dyshuarve, të arrestuar dje për posedimin e rreth një kilogrami substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Gjakovës, Lekë Muqaj.

“Është caktuar masa e  paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj tre të dyshuarve në fjalë”, tha Muqaj për Gazetën Sinjali.

Të dyshuarit janë ndaluar dje në fshatin Molliq të Gjakovës me ç’rast policia gjatë kontrollimit u kishte gjetur rreth 1 kg marihuanë. /Gazeta Sinjali/