image Kapen në flagrancë me rreth 1 kg marihuanë, arrestohen 3 të dyshuar në Gjakovë

Siguri

Kapen në flagrancë me rreth 1 kg marihuanë, arrestohen 3 të dyshuar në Gjakovë

news image

Janë arrestuar tre persona në fshatin Molliq në Gjakovë, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia me rreth një kilogram të dyshuar marihuanë, dje rreth orës 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët njoftuan se sot do të parashtrojnë kërkesën në Gjykatën Themelore të Gjakovës për t’u caktuar masa e paraburgimimit ndaj të dyshuarve.

“Policia Kufitare/Rajoni “ Perëndimi” në Gjakovë dje rreth orës 16:00 ka ndaluar një veturë në fshatin Molliq, ku gjatë kontrollit kanë gjetur rreth 1 kg të dyshuar marihuanë dhe kanë arrestuar 3 persona, të cilët janë në ndalim policor. Ndërkaq sot kemi bërë kërkesë për masën e paraburgimin, të cilën do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

/GazetaSinjali/