image Gjykata dënon me vdekje burrin që ia vrau gruas në shenjë hakmarrje 6 antarë të familjes

Botë

Vendim/ Gjykata dënon me vdekje burrin që ia vrau gruas në shenjë hakmarrje 6 antarë të familjes

news image

Ronald Lee Haskell që vrau gjashtë anëtarë të një familjeje në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është dënuar me vdekje.

Dënimi maksimal për 39-vjeçarin, është dhënë një muaj pasi u gjet fajtor, se me vetëdije të plotë dhe pa pasur ndonjë krizë nervore, shkoi në shtëpinë e motrës së gruas, i veshur si postier i dërgesave të shpejta.

Kur u kuptua identiteti i tij, ai nisi ta kërkonte ish-gruan që nuk po i kthehej, por motra dhe burri saj refuzonin t’i tregonin se ku ndodhej. Atëherë, Haskell nxori revolen dhe shti mbi ta dhe pesë fëmijët e tyre, duke i lënë të vdekur.

Vetëm një prej viktimave që është qëlluar në kokë, shpëtoi gjallë nga lëndimi që pësoi.

Mjaftuan dy vrasje me paramendim, që të akuzohej për vrasje, derisa fakti që kreu vrasje masive, bëri që të ketë vetëm dy dënime kapitale për të./Gazeta Sinjali/