image Gjykata bllokon ligjin për abort në SHBA

Botë

Botë/ Gjykata bllokon ligjin për abort në SHBA

news image

Një gjykatës federal në Georgia të Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kundër abortit në këtë shtet. Sipas këtij ligji, aborti është i ndaluar që nga java e gjashtë e shtatzënisë.

Ligji i nënshkruar nga guvernatori republikan, Brian Kemp, ishte paraparë të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Disa grupe të të drejtave civile dhe mjekë i paditën zyrtarët shtetërorë në qershor në përpjekje për ta bllokuar futjen në fuqi të këtij ligji.

Në anën tjetër, zyra e guvernatorit ka thënë se janë duke e shqyrtuar vendimin e gjykatës.

Sipas ligjit të ashtuquajtur “ligji i të rrahurave të zemrës”, aborti është i ndaluar nga momenti kur në barkun e nënës vërehen të rrahurat e zemrës së frytit. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh në javën e gjashtë të shtatzënisë, kur shumë gra ende nuk e dinë që janë shtatzëna.

Ky ligj bën përjashtime për raste të veçanta, përfshirë shtatzëninë e nisur nga dhuna seksuale, incesti, rreziku për shëndetin e nënës ose problemet serioze shëndetësore të frytit.

Georgia është në mesin e disa shteteve të udhëhequra nga republikanët, të cilat miratuan ligje të rrepta kundër abortit gjatë këtij viti. Sidoqoftë, asnjë ligj nuk ka hyrë ende në fuqi për shkak të ankesave të dorëzuara nëpër gjykata, shkruan “BBC”./Gazeta Sinjali/