COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Deklaratë/ Gjuriq thotë se Kosova po i bllokon kamionët e jo Serbia

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se nuk ka bllokadë për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana.

Sipas tij, ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana. Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova”, citohet të ketë deklaruar Gjuriq bën të ditur RTS.

Teksa, u ka bërë thirrje të gjithëve në rajon që të ngrenë zërin kundër bllokadave të reja, që i ka vendos nga sot Qeveria e Kosovës.

“Kamionët me drithë për të gjithë banorët e Kosovës po presin në kufi, sepse Prishtina kërkon nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Gjuriqi.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë kërkojnë që institucionet e Serbisë në të gjitha certifikatat dhe dokumentet, në vend të procedurave të parapara me marrëveshjet me BE-në, të shkruajnë Republika e Kosovës dhe që Serbia në pikëpamje formale-juridike të nisë ta trajtojë Kosovën si shtetet e tjera, ndryshe drithi nuk mund të kalojë.

“Është i domosdoshëm reagimi urgjent i BE-së ndaj masave (të ashtuquajtura – siç citohet të jetë shprehur Gjuriqi) reciproke, dhe të mos heshtet dhe të kthehet koka anash. BE-ja është garantuese e marrëveshjeve që po shkelen sot dhe ka përgjegjësi për zbatimin e tyre në momentin kur e gjithë bota është e rrezikuar nga epidemia”, citon RTS komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Askush të mos mashtrohet se kjo është rruga për vazhdimin e dialogut”, është shprehur Gjuriqi.

Gjatë ditës së sotme, Kreshnik Ahmeti, Shef i Stafit të kryediplomatit Glauk Konjufca, ka thënë se nga 30 marsi, Serbia po i mban të bllokuar kamionët e Kosovës.

Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se nuk e dinë arsyen e këtij ndalimi, por që kishte deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të Orës Policore në Serbi.

Vlen të theksohet se që nga sot ka filluar të zbatohet masa e reciprocitetit e vendosur ndaj mallrave të Serbisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin