COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Njoftim/ Tarifa 100 për qind u hoq, Serbia bllokon në kufi kamionët nga Kosova

news image

Disa nga kamionët me mallra serbe janë ndaluar të hyjnë në Kosovë për shkak të emërtimeve jokushtetuese ndaj shtetit të Kosovës. Ndërsa nga Ministria e Jashtme thonë se Serbia po bllokon kamionët e Kosovës që nga 30 marsi.

Kreshnik Ahmeti, Shef i Stafit të kryediplomatit Glauk Konjufca, ka shkruar para pak minutash se nga 30 marsi, Serbia po i mban të bllokuar kamionët e Kosovës.

“Përderisa Republika e Kosovës e ka larguar tarifën 100% në raport me Serbinë, kjo e fundit që nga 30 marsi po i mbanë të bllokuar në kufi kamionët tregtar nga Republika e Kosovës, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, masat tregtare të Kosovës tash janë të varura nga masat e Serbisë.

“Masat tregtare të Republikës së Kosovës tash janë të varura nga masat e Serbisë. Hapi i duhur drejt raporteve të mira mes dy vendeve, do të ishte largimi sa më i shpejtë i barrierave që Serbia ia ka vënë Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që nga sot ka filluar të zbatohet masa e reciprocitetit e vendosur ndaj mallrave të Serbisë./ Gazeta Sinjali/

Përderisa Republika e Kosovës e ka larguar tarifën 100% në raport me Serbinë, kjo e fundit që nga 30 marsi po i mbanë të…

Gepostet von Kreshnik Ahmeti am Mittwoch, 1. April 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: