image Nuk lejohen të hyjnë kamionët me mallra nga Kosova në Serbi, flasin nga Dogana

Kosovë

Politikë/ Nuk lejohen të hyjnë kamionët me mallra nga Kosova në Serbi, flasin nga Dogana

news image

Disa nga kamionët me mallra nga Kosova të cilët ishin nisur për në Serbi janë ndalur në kufi.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se nuk e dinë arsyen e këtij ndalimi, por siç ka thënë ai nga ora 17:00 në Serbi fillon “Ora Policore”.

“Me sa kam informata unë për shkak të orës policore në Serbi, por flasim përsëri më vonë ndoshta kam më shumë informata”, ka thënë Stavileci. /Gazeta Sinjali/