image Gjuriq: Përkundër bllokadës, Beogradi po gjen rrugë për t’i furnizuar serbët në veri

Kosovë

Gjuriq: Përkundër bllokadës, Beogradi po gjen rrugë për t’i furnizuar serbët në veri

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se përkundër presionit në teren dhe rritjen e kontrolleve policore dhe inspektuese, Beogradi po gjen mënyrë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.

“Është shumë e rëndësishme që bashkëkombësit tanë në ‘krahinë’ [Kosovë] kanë treguar një nivel të mahnitshëm të solidaritetit dhe gatishmërisë që me mjete paqësore të luftojnë për të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe ekzistenciale. Pa këtë, përpjekja jonë do të ishte e kotë”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

Ai tha se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve të fundit ka qenë “përmes frikësimit dhe sanksioneve të thyejë dhe topitë vullnetin e serbëve në veri të Kosovës”.

“Veriu është objektiv obsesiv për Prishtinën, një therë e madhe në sy. Por unë jam i bindur se nuk do të kenë sukses t’i nënshtrojnë serbët, sepse ata kanë këmbëngulje, dhe kanë mbështetjen e padiskutueshme të Beogradit, shtetit të Serbisë dhe të gjithë popullit serb”, tha Gjuriq.

I pyetur se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht bllokadës tregtare, Gjuriq nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dalin mbanë, të cilat, sipas tij,  do të shërbenin si justifikim për presione të reja, por është e rëndësishme se ka bukë, qumësht, mish, miell, vaj.

Ai deklaroi se “Serbia nuk do të lejojë vrasje dhe dëbimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ketë ‘Stuhi” të reja dhe përndjekje të si ajo e marsit të viti 2004”.

“Do të gjejmë mënyrë për të mbrojtur njerëzit tanë nëse është e nevojshme”, tha Gjuriq, duke potencuar se siguria e serbëve në Kosovë, për Beogradin është një interes mbi të gjitha interesat e tjera.