image Gjuriq për marrëveshjen në Bruksel: Serbët morën vlefshmërinë e targave serbe në Kosovë

Politikë

Gjuriq për marrëveshjen në Bruksel: Serbët morën vlefshmërinë e targave serbe në Kosovë

news image

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka folur për marrëveshjen në Bruksel ku ka thënë se me këtë marrëveshje është tejkaluar kriza në veri të Kosovës dhe se tani serbët me këtë marrëveshje mund të lëvizin lirshëm me targa të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjuriq ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar për ndërmjetësimin e tyre në dialog, derisa ka thënë se Kurti e ka bërë fajin për eskalim të gjendjes.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti e ka bërë këtë veprim për zgjedhjet e brendshme në Kosovë.

 “Marrëveshja e arritur në Bruksel është një kompromis i vërtetë dhe një lajm i madh për të gjithë – regjimi i Kurtit u detyrua të ndalojë përshkallëzimin dhe të tërheqë forcat e tij paraushtarake nga kalimet Jarinje dhe Brnjak, dhe qytetarët morën vlefshmërinë e vazhdueshme të targave serbe në territorin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajm i mirë për rajonin. Urime Presidentit Vuçiq, drejtorit Petkoviq dhe gjithë ekipit serb për këtë sukses. Urime, dashuri dhe respekt të veçantë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi të cilët kanë mahnitur botën me guximin, këmbënguljen dhe mençurinë e tyre. Gjithashtu mirënjohje për z. Miroslav Lajčák dhe z. Gabriel Escobar të cilat kanë kontribuar në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga manovrat parazgjedhore të Kurtit dhe arritjen e një zgjidhjeje të balancuar që besoj se do të jetë e mirë për qytetarët e të gjitha kombësive”, shtoi ai./GazetaSinjali/