image Gjuriq: Kurti s’është më i preferuar në Washington

Politikë

Gjuriq: Kurti s’është më i preferuar në Washington

news image

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ia ka lënë meritat presidentit të tij, Aleksander Vuçiq për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Gjuriq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon me provokime dhe “po shtyen gjërat drejt konfliktit”.

“Një cikël i rrezikshëm përshkallëzimi është pas nesh, një krizë që falë aftësive të ekipit të kryesuar nga presidenti Vuçiq, i cili tregoi guxim dhe vendosmëri për të qëndruar pas njerëzve në barrikada, tani për tani është çmontuar, sepse Kurti vazhdon me provokime”, tha Gjuriq për B92.

Ai tha se ka garanci nga BE dhe SHBA se nuk do të ketë arrestime të serbëve që ishin në barrikada.

“A janë garancitë e mjaftueshme – nuk janë, a është më mirë t’i kesh se të mos i kesh – është më mirë. Nuk kam dyshim se Kurti do të vazhdojë me agjendën e tij radikale dhe prandaj është e rëndësishme që në javët e ardhshme ne jemi dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë për t’i informuar ata për situatën në terren”, tha Gjuriq.

Madje sipas tij, “Kurti nuk është i preferuar në Washington, e as politikat dhe lëvizjet e tij radikale”

/GazetaSinjali/