Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se partia e tij do ta mbështesë qeverinë e propozuar nga Dritan Abazoviq, si e vetmja garanci për të mbrojtur vendin nga nacionalizmi serb.
Gjukanoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se ‘do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh’.
”Qeveria e deritanishme përbëhej nga tri koalicione, njëri prej të cilëve është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”, tha ai për Deutsche Welle.