Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka ardhur në Kosovë për një vizitë dyditore.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pas ceremonisë së pritjes, presidentja e Kosovës e ka nisur takimin me homologun e saj nga Mali i Zi.
Osmani dhe Gjukanoviq, pas takimit, pritet të dalin në konferencë për media.