image Gjuha seksiste në Big Brother VIP, Arbana Osmani e kritikon Donaldin dhe Ilirin

Bota e Yjeve

Gjuha seksiste në Big Brother VIP, Arbana Osmani e kritikon Donaldin dhe Ilirin

news image

Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, pasi një zarf erdhi në shtëpi për shkak të papastërtisë aty brenda.

Derisa po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, Donaldi i thotë Einxhel Shkirës se ajo është vajzë dhe se duhet ajo t’i bëjë punët.

Einxhel i kthehet duke i thënë se aty brenda janë të gjithë njësoj dhe se duhet t’i bëjnë bashkarisht.

Me të filluar spektakli sonte, Arbana Osmani ka kritikuar ashpër Donaldin për gjuhën seksiste që ka përdorur mbrëmë në atë debat.

Mirëpo këtë nuk e mendoi vetëm Donaldi, për gjuhën seksiste u kritikua edhe Iliri. 

Madje, edhe opinionistja Balina Bodinaku i tha se kjo gjë nuk duhet të ndodhë asnjëherë, të përdoret ajo gjuhë aty brenda, pasi aty janë njësoj të gjithë.

/GazetaSinjali/