image Gjuan me armë një veturë në Prishtinë, arrestohet 26 vjeçari

Siguri

Gjuan me armë një veturë në Prishtinë, arrestohet 26 vjeçari

news image

Një 26 vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, si i dyshuar për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bënë me dije se Rr.M., i është konfiskuar një armë me të cilën raportohet se ka shtënë në drejtim të një veture në rrugën “Mihail Grameno” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndalohet një person i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sekuestrohet një armë zjarri.

Me datën 10 dhjetor 2020, në ora 00:05, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet).

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe të njëtit i është dërguar ftesë për paraqitje në polici.

Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit.

/Gazeta Sinjali/