Sot rreth orës 15:50 në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur para ndërtesës së Gjykatës, teksa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.