Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, mbrëmë rreth orës 19:10, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në polici e ka lajmëruar një qytetar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/