Sot në orët e para të mëngjesit, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një motel në fshatin Shkabaj.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës dhe kanë kontaktuar me sigurimin e motelit, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe më pas personat janë larguar.
Siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur tre plumba të pa shkrepur dhe gjurmë gjaku, por nuk janë gjetur gëzhoja.
Sigurimi i motelit ka deklaruar se personat janë larguar me një veturë të tipit “Golf”.