image Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Shtime, plagoset një person

Politikë

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Shtime, plagoset një person

news image

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri, sonte rreth 18:40 në një lokal afarist-studio në Shtime, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në Emergjencën e Shtimës, më pas nga aty është dërguar për në QKUK.

Gashi bëri të ditur se brenda një kohe shumë të shkurtër policia ka arritur që ta arrestojë një të dyshuar.

“Dyshohet se i njëjti ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marrë plagë në këmbë. Policia është vënë në drejtim të të dyshuarit dhe brenda një periudhe të shkurtë, është arrestuar një i dyshimtë. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorë. Gjithashtu policia ka vërejtur se i dyshuari ka një lëndim në dorë që është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi.

Në vend të ngjarjes, Gashi tha se kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat po merren me hetimet dhe zbardhjen e rrethaneve./Gazeta Sinjali/