Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e djeshme në fshatin Kovaqec në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.
Personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij.
Policia ka dalë në vendngjarje, ku njofton se ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Njësiti policor ka shkuar edhe në shtëpinë e të dyshuarit, por familjarët e tij u kanë thënë policëve, që ai nuk është kthyer në shtëpi./Gazeta Sinjali/