E gjitha filloi në një lokal ku i dyshuari dhe tre personat e plagosur po qëndronin mbrëmë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se një mosmarrëveshje mes tyre që nisi në atë lokal rreth orës 22:00, bëri që i dyshuari të nxjerrë armën e zjarrit dhe të gjuajë në drejtimit të tre personave të tjerë.
Si pasojë e gjuajtjes, ai ka plagosur të tre.
Gazeta Sinjali mëson se dy nga të plagosurit i takojnë komunitetit serb dhe një atij shqiptar.
Këto burime kanë bërë të ditur se dy nga të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graçanicës dhe i treti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri prej tyre është liruar nga spitali, ndërsa dy të tjerët po vazhdojnë ende trajtimin.
Ndërkohë, dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast gjenden në arrati./Gazeta Sinjali/