image Gjuajtje me armë zjarri në Deçan, dyshohet për konflikt pronësor

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Deçan, dyshohet për konflikt pronësor

news image

Rreth orës 15:30 në fshatin Rastavicë të Deçanit ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga stacioni policor i Deçanit, në përgjigjen e të cilëve thuhet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke bastisur shtëpitë e personave të dyshuar.

“Rreth orës 15:30 policia ka pranuar një informacion se në fshatin Rastavicë të Deçanit ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia i është përgjigjur raportimit dhe është në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk ka të arrestuar, mirëpo janë duke u bastisur shtëpitë e të dyshuarve”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Gazeta Sinjali mëson se motivi i gjuajtjes me armë është një konflikt pronësor, i cili ka filluar që disa vite, për shkak se të dyshuarit dyshohet se e kishin uzurpuar pronën në fjalë.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/