image Gjuajtje me armë zjarri në Qendrën Tregtare "Arjeta" në Mitrovicë

Kosovë

Gjuajtje me armë zjarri në Qendrën Tregtare “Arjeta” në Mitrovicë

news image

Mbrëmë disa persona të kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për Qendrën Tregtare Arjeta që ndodhet në këtë qytet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një gëzhojë.

Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa predha, thuhet në raportin e policisë.

“Nga sigurimi i objektit te një qendre tregtare, është raportuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit. Në afërsi të qendrës është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në brendi të objektit janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

/Gazeta Sinjali/