image Gjuajtja me armë zjarri në Deçan/ "Uzurpatorët" nuk e lënë pronarin e ri ta punojë tokën

Siguri

Gjuajtja me armë zjarri në Deçan/ “Uzurpatorët” nuk e lënë pronarin e ri ta punojë tokën

news image

Një person i dyshuar dhe një dëshmitar për gjuajtjen me armë zjarri që u dëgjua pasditen e sotme në fshatin Rastavicë të Deçanit, janë shoqëruar në stacionin policor në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga ky stacion, nga i cili thanë se është duke vazhduar hetimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes, pasi që deri më tani thonë se nuk kanë gjetur ndonjë predhë ose ndonjë dëshmi se ka pasur gjuajtje me armë zjarri aty.

“Në vendin e ngjarjes është ftu edhe ekipi i hetimeve rajonale për ta bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Deri më tani, nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë dëshmi bindëse, do të thotë predhë ose diçka.

Në stacion është shoqëru një person, pritet të shoqërohet edhe një person tjetër dhe pas intervistimit të tyre do të dalim edhe me një deklaratë rreth rastit. Njëri nga personat e shoqëruar është i dyshuar, ndërsa tjetri është dëshmitar. Ende është duke u bërë përpjekje që të gjendet ndonjë dëshmi. Pas intervistimit do të vazhdojmë me procedurat e tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se motivi i gjuajtjes me armë zjarri dyshohet se është një konflikt pronësor që ka nisur disa vjet më parë.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, prona e cila ka nxitur këtë konflikt është blerë nga një person, por disa persona nga ky fshat dyshohet se e kanë uzurpuar pronën dhe nuk e kanë lejuar pronarin e ri që ta punojë ose që ta shes atë.

Ky sinjalizues ka bërë të ditur se disa punëtorë të pronarit të ri kanë shkuar sot për ta punuar tokën, për çka në drejtim tyre, të dyshuarit për uzurpimin e saj, kanë shtënë me armë zjarri./Gazeta Sinjali/