Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një gjuajtje me armë në rrugën “Xhemil Fluku”, në Prizren. Në lidhje me këtë rast një person është arrestuar.
Në lidhje me këtë rast janë deklaruar nga Policia e rajonit të Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të këtij rajoni, Shaban Osmanollaj, shkaku i kësaj gjuajtje me armë është një mosmarrëveshje mes dy personave.
Pas konfrontimit, njëri nga të dyshuarit e ka gjuajtur tjetrin me armë zjarri në këmbë. Sipas informacioneve, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.