image Gjuajti me kallash shtëpinë e fqiut, arrestohet një person në Mitrovicë

Kosovë

Policia/ Gjuajti me kallash shtëpinë e fqiut, arrestohet një person në Mitrovicë

news image

Një person është arrestuar në fshatin Kqiq të Mitrovicës, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë të viktimës.

Policia njofton se nuk ka persona të lënduar dhe se ka konfiskuar armën AK-47 pa municion dhe 11 gëzhoja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-Shqiptar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Është konfiskuar arma AK-47 pa municion dhe 11 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/