Një rast i çuditshëm ka ndodhur sot në fshatin Palabardhë të Gjakovës, ku një 57-vjeçar, me inicialet N.Gj., ka gjuajtur me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj tha për Sinjalin se i dyshuari ka pohuar se ka shtënë me armë për t’i frikësuar disa fqinj me të cilët kishte raporte të këqija.
Xhurkaj njoftoi se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë gjysmëautomatike dhe karikatori me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit të njëjtë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.