image Gjuajti me armë pas zgjedhjeve, arrestohet një person në Skenderaj

Siguri

Gjuajti me armë pas zgjedhjeve, arrestohet një person në Skenderaj

news image

Është arrestuar një person me inicialet R.N., 55 vjeçar në Skenderaj pasi që i njëjti pas përfundimit të zgjedhjeve ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastave dhe një karikator me pesë fishekë.

Ndaj të dyshuari është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ngjarja ka ndodhur me 17 tetor rreth orës 21:30 në Skenderaj. /GazetaSinjali/