Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Njësitet policore të Podujevës sekuestrojnë dy armë zjarri, arrestojnë pesë persona të dyshuar
Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetë dhe sekuestruar:
– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë
– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.
Personat e arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.